-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ina Ejlli sqaron problemet me llogarinë e Instagramit të Luizit

Kryesoret

Familjarët e Luizit dalin me një tjetër sqarim për llogarinë e tij të Instagramit, demantojnë lajmet e rreme.

Familjarët e Luiz Ejllit kanë dalur me një tjetër sqarim rreth llogarisë së tij të Instagramit.

Në një postimi që ata kanë bërë së fundmi, kanë sqaruar edhe një herë se llogaria po menaxhohet nga familjarët e këngëtarit shkodran, më konkretisht nga motra e tij, Ina Ejlli.

Tutje, ata kanë sqaruar se bisedat dhe lajmet e rreme që po qarkullojnë rreth apo në lidhje me menaxhimin e kësaj faqe nuk janë të vërteta.

“Përshëndetje, siç edhe e keni parë tashmë janë hapur profile fallco. Ju njoftojmë se të gjitha adresat që hapen në emër të familjarëve të Luizit dhe Jurgenës (e cila nuk ka asnjë rrjet social ekzistues) janë të gjitha të rreme. Çdo bisedë e shpërndarë është modifikim, e vetmja adresë që është në menaxhimin tonë është “Ina Ejlli dhe Sokol Tahiri’, faleminderit për mbështetjen e vzhdueshem.”, shkruhej në sqarimin e familjarëve të Ejllit.

Foto: Luiz Ejlli/Instagram

Kujtojmë që pas ndryshimit të emrit të llogarisë nga ‘Luiz Ejlli’ në ‘Ina Ejlli’, faqja gjatë ditës së sotme ka rezultuar e fshirë, por është rikthye pas disa orësh.

Ndërkohë, ndonëse llogaria është e hapur aktualisht janë fshirë të gjitha postimet e këngëtari përfshirë videot dhe fotografitë e tij.

Në anën tjetër, Luizi që po vazhdon rrugëtimin në BBVA mbrëmë (e martë) gjatë spektaklit ka deklaruar se në rast që Kiara Tito eliminohet të shtunën ai do të largohet bashkë me të.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit