Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ishte pro planit europian për marrvëeshjen me Serbinë, sot në një konferencë për media pati një koment për të.
“Situata është serioze dhe Qeveria nuk duhet të bëjë eksperimente për të implementuar planin franko-gjermane. Ne e ndajmë qeverisjen Kurti, vlerësimin tonë si mashtrues”, tha Haradinaj.
Ai tha se Kurti, në krye të qeverisë së Kosovës, hyri në ‘luftë’ me shumicën e kategorive të shoqërisë e veçmas, tha ai, me faktorin ndërkombëtar.
Këtu, Haradinaj përmendi edhe çështjen e udhëtimeve të zyrtarëve shtetërorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Jemi në dy vitet e qeverisjes Kurti, që sipas meje ishte në luftë me të gjithë por që përfundoi në luftë me vetveten. Kurti fillimisht u shpalli luftë kategorisë së lirisë, punëtorëve të sektorit publik, të gjithë sipërmarrësve duke i ndalë investimet kapitale”
“Rezultat i kësaj qeverie jo vetëm që është lodh, por ka filluar t’i lodhë edhe aleatët tanë më të mirë, të cilët për një vit nuk pranojnë asnjë zyrtar të kësaj Qeverie për të udhëtuar në SHBA”, tha Haradinaj.