Kiara dhe Kristi kanë qenë dy nga personazhet më të komentuar në rrjet prej mbrëmjes së djeshme. Pas përfundimit të spektaklit, banorët kanë pirë dhe kanë kërcyer në oborr dhe në një moment, teksa Kristi po qëndronte vetëm, Kiara afrohet pranë tij duke kërcyer.
Duke qeshur, Kiara drejtohet nga Kristi duke i thënë që nuk i rrihet me asnjë person tjetër përvec atij.
“Po unë pse po rri këtu? Nuk e di. Nuk dua asnjë përveç teje. Nuk më rrihet me asnjë. U afrova direkt tek ty”– thotë ajo teksa Kristi ia kthen: “Po, normale”.
Kujtojmë se Kiara Tito i ka dalë kundër më herët Luizit në lidhje me përballjen e tij në nominim me Armaldon dhe Kristin dhe skemën që përdori për të shkuar në televotim përballë tyre.
Pas diskutimit që ka patur me partnerin e saj, ajo u pa duke biseduar me Kristin duke thënë se i vjen keq që Luizi i ka përdorur deklaratën që ai ka bërë ndaj saj, pasi vetë ajo e ka harruar.