-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Punonte në 3 shtëpi bari, dënohet me burg emigranti shqiptar në Angli

Kryesoret

Autoritet britanike kanë arrestuar një emigrant shqiptar pasi po punonte në 3 ferma të mëdha kanabisi në shtëpitë në Leeds.

Sipas mediave britanike, gjurmët e gishtave të Ardjan Bashkurtit u gjetën në pronat ku rriteshin qindra bimë dhe përfundimisht u arrestua.

28-vjeçari u dënua me 2 vite heqje lirie. Policia bastisi një pronë në Nowell Place në Harehills më 19 maj 2021, ku gjetën dhoma të kthyera për rritjen e bimëve të kanabisit. Gjithsej 227 bimë u gjetën, si dhe një gjurmë gishti.

Më 23 shtator 2022 në Cross Flatts u gjetën 112 bimë dhe përsëri, të njëjtën gjurmë gishti.

Më në fund, më 10 janar të këtij viti, policia bastisi të njëjtën pronë në Noster Place ku u gjetën 60 bimë të tjera, së bashku me pajisjet e zakonshme të rritjes.

Ata mundën të arrestonin Bashkurtin dhe konstatuan se shenjat e gishtave i përkisnin atij. I intervistuar për të tre fermat e kanabisit, ai tha se u detyrua të punonte nga ata që e ndihmuan ta sillnin në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria si një automobilist në mars 2021. Ai nuk ka asnjë dënim të mëparshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Shqiptari rezulton pa precedente penale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit