-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Belind Këlliçi dorëzon mandatin e deputetit: Refuzoj modelin tuaj politik

Kryesoret

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka dorëzuar sot mandatin e deputetit gjatë fjalimit të tij në Kuvend.

Mesazhet e kandidatit të Opozitës për Bashkinë e Tiranës sipas tij vijnë si një reflektim i këtyre dy viteve të angazhimit në jetën politike si anëtar i Parlamentit.

Këlliçi ka shprehur zhgënjimin për atë që ka parë dhe dëshmuar në këto kohë, ndërkohë që deklaroi se pritshmëritë e tij ishin të mëdha.

Në fjalimin që mbajti në Parlament Këlliçi foli për modelin që ka ofruar ajo sallë, dhe politika e në veçanti rilindja.

Ai tha se e refuzon këtë model, dhe shtoi se do ta luftojë atë me sa fuqi të ketë.

“Nuk mund ta fsheh, që largohem i pezmatuar, kur mendoj se si kryeministri i vendit tim ka lëshuar këtu fyerjet dhe etiketimet më të rënda ndaj opozitës dhe ku asnjë ditë nuk ushtroi atë që njihet si themeli i vlerave europiane, që është mbajtja e përgjegjësisë.

Kurrë nuk mbajti ai përgjegjësi për punët që kanë shkuar gjithnjë e më keq në vend, për braktisjen masive e shpopullimin e vendit nga të rinjtë, për rastet flagrante të korrupsionit e abuzimit të detyrës nga njerëzit më të afërt e më të pushtetëshëm në këto 10 vite qeverisje, për thellimin e keqqeverisjes, për cënimin e votës, për varfërimin e skajshëm të qytetarëve tanë, për ngushtimin e hapësirave të lirisë, për kapjen e drejtësisë dhe të medias. Kurrë nuk mbajti asjë gram përgjegjësi kryeministri ynë.

Modeli politik që keni ofruar ju, kjo sallë, ky kryeministër dhe kjo qeveri, nuk do të jetë kurrë modeli që unë do të ndjek. Por do te jetë modeli që do ta luftoj me sa fuqi do të kem”, deklaroi Belind Këlliçi,” u shpreh Këlliçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit