Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ashpër me kreun e qeverisë Edi Rama duke dënuar ngjarjet që ndodhën dje te “Prestige Resort” në pronësi të biznesmenit Irfan Hysenbelliu. “U bëj thirrje ndërkombëtarëve që të vijnë dhe të marrin me urgjencë një hetim për gjendjen e mediave në Shqipëri” tha ai.
Gazetarët e pyetën nëse në rastin konkret kemi të bëjmë me sulm kundër medias apo prishje pazari mes Ramës dhe Hysenbelliut?
“Pyetja është interesante. Sulmi absolutisht bëhet sepse pronari i “News24” nuk ka pranuar linjën editoriale të Ramës. Por pastaj pronari foli edhe për pseudonime dhe gjëra të tjera, që i sqarojnë ata dhe nuk jam në gjendje t’i deshifroj.
Për mua ka rëndësi terrori për linjën editoriale. Këto janë aktet kriminale të këtij kryeministri ndaj pronave të të tjerëve. Kjo situata do një ligj, që ai që çon shtetin në Arbitrazh të paguajë vetë të gjitha pasojat” tha ai.