Loja e Big Brother sa vjen dhe po bëhet më e fortë. Kanë kaluar tashmë 80 ditë dhe gara po bëhet më e ethshme.
Këtë herë kemi edhe një nominim tejet të fuqishëm sepse përballë njëra-tjetrës janë Olta Gixhari dhe Kiara Tito. Por duket se përpara kësaj loje po dorëzohet aktori Elvis Pupa.
Në një bisedë me banorët e shtëpisë Pupa ka thënë se me shumë mundësi ai do të largohet të dielën, duke u tërhequr vetë nga gara.
Njësoj si Visi kanë vepruar edhe banorë si Zhaklina Gjolla, Bledi Mane, dhe Valbona Mema. Ndërkohë Eva Alikaj, Ermiona Lekbello dhe Kejvina Kthejlla janë përjashtuar nga loja.
Por gjithçka mbetet për tu parë të dielën…