Në Mal të Zi kriza politike është thelluar së fundmi. Me një tjetër përplasje mes shumicës parlamentare dhe Presidentit në detyrë Milo Gjykanoviç. Disa ditë para zgjedhjeve presidenciale, Gjykanoviç, shpërndau parlamentin. Dhe shpalli e zgjedhjet e parakohshme më 11 qershor. Duke renditur si arsye, pamundësinë e shumicën aktuale, për të formuar një qeveri të re.
Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, Kryeministri Dritan Abazoviç, qeveria e të cilit u rrëzua me mocion mosbesimi në gusht të vitit të kaluar, thotë se vendimi për ndërprerjen e mandatit të parlamentit, i takon deputetëve dhe jo presidentit.
Ai thotë gjithashtu se nuk është kundër idesë së zgjedhjeve parlamentare. Por çdo vendim sipas tij duhet marrë pas përfundimit të garës presidenciale dhe nga partitë politike. Në bisedën me kolegen Menada Zaimi, zoti Abazoviç komenton ndër të tjera raportin e Departamentit amerikan të Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut. Raport, që e konsideron korrupsionin, si një problem domethënës për Malin e Zi.
Lexoni intervistën e plotë KËTU!