-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Bashkë kundër dhunës”, Meta: Streha, mbështetje financiare dhe punësim për gratë e dhunuara!

Kryesoret

Kreu i PL-së Ilir Meta ishte sot në një takim me gra dhe vajza sa i takon dhunës së grave në Shqipëri.

Pas takimit ai deklaroi se PL angazhohet për mbrojtjen dhe garantimin e sigurisë së grave të dhunuara përmes një plani prej disa pikash.

“Sot Partia e Lirisë paraqiti disa propozime konkrete në tryezën “Bashkë kundër Dhunës ndaj Grave dhe vajzave në Shqipëri”.

Ne duam t’i japim fund dhunës ndaj grave dhe vajzave sepse ne duam një familje të fortë dhe shoqëri të shëndetshme.

Partia e Lirisë angazhohet për:

1. Krijimin e 4 strehëzave sociale rajonale brenda 6-mujorit të parë të vitit 2024.

2. Shtimin e numrit të koordinatorëve të dhunës, të cilët raportojnë për rastet e dhunës dhe ecurinë e tyre, 1 për çdo Qark.

3. Me mbarimin e efektit të Urdhërit të Mbrojtjes, do të mundësojmë mbështetjen financiare në masën e pagës minimale deri në përfundim të efektit të urdhërit të mbrojtjes.

4. Integrimin e grave dhe vajzave të dhunuara në tregun e punës 3 muaj nga përfundimi i efektit të urdhërit të mbrojtjes.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit