-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha nga Kamza: Primaret ishin zgjedhja më e mirë e dinjitoze!

Kryesoret

Kreu i PD Sali Berisha teksa takoi sot banorë të Kamzës në prezantimin e Arjan Hoxhës si kandidt për kryebashkiak deklaroi se përzgjedhja e kandidatëve përmes Primareve ishte zgjedhja më e mirë dhe dinjitoze e bërë ndonjëherë.

Noka nga Kamza: Rama mban peng të shoqen e Alibashës, Bashën me 700 mijë dollarët e lobimit!

“Të dashur, demokrate e demokratë, banorë të Kamzës. Përshëndetje e mia më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme për këtë pritje të jashtëzakonshme, për të këtë miting të zjarrtë, fantastik, me të cilin ju inauguroni çeljen e fushatës elektorale, fushatës së fitores, të kandidatit të lirisë, të zgjedhur nga ju dhe vullneti juaj, Arjan Hoxha.

Së pari më lejoni të përulem para jush, për mbështetjen që i keni dhënë PD-së, në këto 30 vite, një mbështetje e një rëndësie jetike për këtë forcë politike, e cila u krijua si forcë e lirisë, pluralizmit, si lokomotivë e interesit kombëtar, integrimit të Shqipërisë në BE dhe NATO.
Jemi sot në një fushatë elektorale në të cilën paraqitemi para jush me kandidatë, për herë të parë në 32 vite, të propozuar nga ju, të votuar nga ju, të mbështetur nga ju. Kjo ishte kërkesa juaj në vjeshtën e vitit 2021 dhe kjo u bë realitet në dhjetor të vitit 2022. Sot në Kamzë dhe mbarë Shqipërinë, vijmë para jush si njerëz që kemi mbajtur fjalën, si njerëz të cilët rivendosëm standardet më të mira për zgjedhjen e kandidatëve.
Pat nga ata që menduan se ky proces do të na përçajë, ja ku jemi sot, të bashkuar të gjithë, ata që kandiduan, ata që votuan ndryshe, njerëz që i besojnë lirisë, që bashkohen për një qëllim, dua të ju shpreh mirënjohjen më të madhe të gjithë atyre që i janë bashkuar sot këtu për qëllim, për Kamzën demokratike, për fitoren e lirisë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit