Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Lezhë.
Një automjet në lëvizje dyshohet se është qëlluar me breshëri plumbash nga persona të panjohur.
Shoferi që po drejtonte mjetin ndaj të cilit vërshuan plumbat, në përpjekje për t’i shpëtuar atentatit u përplas me një mjet tjetër.
Sikurse raporton joq, mësohet se deri tani nuk ka të dhëna për të lënduar.