-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK sekuestron një vilë në Palasë, dyshohet se është e ish-gruas së Ahmetajt

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar një vilë në Palasë që dyshohet se është në pronësi të ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt, Albina Mançka.

Prona do të qëndrojë në sekuestro preventive, ndërsa më herë ish-gruaja e Arben Ahmetaj ka deklaruar se nuk është pronë e saj.

Ajo ka thënë se vilën e ka shoqja e saj dhe se kjo e fundit e frekuentonte. Por SPAK dyshon. Ish-zëvendëskryeministri është nën akuzë për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.

“5Pyetjet.al” u interesua dje duke pyetur prokurorinë nëse do të kërkojë nga Kuvendi heqjen e imunitetit për deputetin socialist, por SPAK deklaroi se veprimet dhe aktet hetimore në këtë fazë përbëjnë “sekret hetimor” dhe për këtë arsye nuk mund të jepet informacion.

Pak ditë më parë SPAK kontrolloi shtëpinë e partneres dhe ish-gruas së ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj dhe në media u raportua se socialisti është nën hetim për 4 akuza.

Prokuroria e Posaçme po e heton Ahmetajn për veprat penale që i përkasin dy procedimeve penale, inceneratorin dhe pasurinë, të cilat janë bashkuar në një të vetëm.

A do të kërkojë heqjen e imunitetit për Ahmetajn? SPAK-u përgjigjet për “5Pyetjet.al”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit