-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA i bllokon avionin luksoz diktatorit Lukashenko

Kryesoret

Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për kontrollin e pasurive të huaja (OFAC), më 24 mars, bllokoi pasuritë e tri entiteteve dhe nëntë individëve, si dhe aeroplanin presidencial të presidentit bjellorus, Alyaksandr Lukashenkos.

Këto masa bazohen në sanksionet e vendosura ndaj individëve dhe subjekteve në Bjellorusi, si përgjigje ndaj goditjes brutale kundër lëvizjes pro-demokratike dhe shoqërisë civile, pas zgjedhjeve presidenciale të manipuluara në gusht 2020, njoftoi ky departament.

Këto veprime, gjithashtu theksojnë gatishmërinë e SHBA-së për t’i bërë thirrje për përgjegjësi regjimit në Minsk, për bashkëpunimin e tij në luftën e pajustifikuar të Federatës Ruse kundër Ukrainës, thuhet në deklaratë.

“Regjimi autoritar i Lukashenkas mbështetet në ndërmarrjet shtetërore dhe zyrtarët kryesorë për të realizuar të ardhura të konsiderueshme që mundësojnë veprime represive kundër popullit bjellorus”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian Nelson.

“Ne mbetemi të përkushtuar për imponimin e kostove ndaj regjimit të Lukashenkas, për shkak të shtypjes së demokracisë dhe për mbështetjen e luftës së Putinit (në Ukrainë)”, tha Nelson.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit