-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shtrihu në tokë, asnjë lëvizje”! Momenti i arrestimit, kë do të vriste vlonjati?

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar nga policia në qytetin e Vlorës. Policia bën me dije se ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili po qarkullonte në automjet me një armë zjarri tip kallashnikov.

Nga informacionet paraprake, policia zbulon se 28-vjeçari mund të kryente një krim të mundshëm.

Janë proceduar penalisht gjithashtu dhe 2 shtetas të tjerë, pasagjerë në automjet, për moskallëzim të krimit.

“Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë: Donald Petanin 28 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov.

Policia thotë se për shkak të sekretit hetimor, duke qenë se ngjarja është në hetim, nuk jepen detaje të tjera në lidhje me motivet dhe objektivin e synuar nga i arrestuari.

Parandalohet krimi në Vlorë, arrestohet i riu me kallash/ Emri

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit