Gjykata e Tiranës caktoi dje masën e sigurisë “arrest në burg” për 10 nga 20 të arrestuar nga operacioni “Harta”, si shpërndarës të drogës në kryeqytet.
Në paraburgim u lanë Jurgen Hasmataj, Altin Lani, Armaldo Xheladini, Dorjano Çela, Fabian Qoku, Muharem Tarushi, Denis Idrizi, Erion Xhaxho, Polikron Shabani dhe Redi Lolaj.
Nga ky operacion u sekuestruan 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 milionë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celulare.
Ndërkohë 10 të arrestuarit e tjerë do të njihen sot me masën e tyre të sigurisë. “5pyetjet.al” zbardh një pjesë nga përgjimet që çmontuan bandën. Vendimtar ishte infiltrimi i një agjenti policie brenda grupit të shpërndarjes.
Pjesë nga përgjimet
Agjenti i infiltruar Reno: Ça behet
Fabian Qoku: Dëgjo se një me ngeli mu se i hoqa se ti të lajmëro në fund o vlla
Reno: E s’ke mo fare?
Fabian Qoku: Skam me vete duhet me ik me mor.
Reno: Do t’vish prap
Fabian Qoku: Okej, po vi.
Oni: 0 Remo
Mahrem Tanushi: Në këmbë erdhe amon, mqafsh mu
Oni: Po ça ke bo? A dalim anei? Ca bohet si ke qenë?
Mahrem Tanushi: Hiç me, mirè, ja në shpi, ça do bëjmë … (nuk kuptohet) me vdekshin robt mè
Oni: Posa do ma japesh?
Mahrem Tanushi: 55 pra, aq e jep Nori qafsha të gjithë, me vdekshin robtë
Oni: Eme vari lesht, ça ke bo ti?
Mahrem Tanushi: Ca të bëjmë
Oni: Po s’ke numër ti lale?
Mahrem Tanushi: Po mshkruaj në facebook mo burr.
Oni: Në ‘Facebook’ nuk të shkruj unë, se e ka nusja.
Mahrem Tanushi: Po s’ka gjë, pra, ik se flasim e takona.
“Okej po vij tani”! Dalin përgjimet, si i futi agjenti i infiltruar në kurth trafikantët?