-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Vari lesht”! Përgjimet, agjenti i policisë futi në kurth trafikantët: Ça ke bo ti?

Kryesoret

Gjykata e Tiranës caktoi dje masën e sigurisë “arrest në burg” për 10 nga 20 të arrestuar nga operacioni “Harta”, si shpërndarës të drogës në kryeqytet.

Në paraburgim u lanë Jurgen Hasmataj, Altin Lani, Armaldo Xheladini, Dorjano Çela, Fabian Qoku, Muharem Tarushi, Denis Idrizi, Erion Xhaxho, Polikron Shabani dhe Redi Lolaj.

Nga ky operacion u sekuestruan 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 milionë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celulare.

Ndërkohë 10 të arrestuarit e tjerë do të njihen sot me masën e tyre të sigurisë. “5pyetjet.al” zbardh një pjesë nga përgjimet që çmontuan bandën. Vendimtar ishte infiltrimi i një agjenti policie brenda grupit të shpërndarjes.

Pjesë nga përgjimet

Agjenti i infiltruar Reno: Ça behet

Fabian Qoku: Dëgjo se një me ngeli mu se i hoqa se ti të lajmëro në fund o vlla

Reno: E s’ke mo fare?

Fabian Qoku: Skam me vete duhet me ik me mor.

Reno: Do t’vish prap

Fabian Qoku: Okej, po vi.

Oni: 0 Remo

Mahrem Tanushi: Në këmbë erdhe amon, mqafsh mu

Oni: Po ça ke bo? A dalim anei? Ca bohet si ke qenë?

Mahrem Tanushi: Hiç me, mirè, ja në shpi, ça do bëjmë … (nuk kuptohet) me vdekshin robt mè

Oni: Posa do ma japesh?

Mahrem Tanushi: 55 pra, aq e jep Nori qafsha të gjithë, me vdekshin robtë

Oni: Eme vari lesht, ça ke bo ti?

Mahrem Tanushi: Ca të bëjmë

Oni: Po s’ke numër ti lale?

Mahrem Tanushi: Po mshkruaj në facebook mo burr.

Oni: Në ‘Facebook’ nuk të shkruj unë, se e ka nusja.

Mahrem Tanushi: Po s’ka gjë, pra, ik se flasim e takona.

“Okej po vij tani”! Dalin përgjimet, si i futi agjenti i infiltruar në kurth trafikantët?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit