Shefi i organizimit në grupin e Sali Berishës, Klevis Balliu denoncoi tenderat që sipas tij ka marrë në shkelje të ligjit firma “Shkëlqimi 07” në pronësi të vëllait të deputetit Agron Kapllanaj, që është në krahun e Enkelejd Alibeajt.
“Skandali i vjedhjes së radhës të bashkisë Tiranë është tenderi me objekt: “Rehabilitimi i rrugëve 5 Maji – Dibrës – Njazi Meka – Abedin Cici”. Në tenderin në fjalë “qoka” e radhës i është bërë shoqërisë “Shkëlqimi 07”. Kjo kompani i përket Agron Kapllanajt, një deputeti që ka marrë votat e demokratëve të Mallkasatrës, por bën punët e Alibashës dhe pastron paratë e Rilindjes.
Sipas Buletinit të Agjencisë së Prokurimit Publik, të 20 Mars 2023, pra dy muaj nga data e hapjes së ofertave, Bashkia Tiranë ka shpallur fituese firmën e Kapllan pashës së Alibashës. Duke skualifikuar disa oferta të cilat kanë qenë në vlera monetare disa herë më ulta se “Shkëlqimi 07” tha ai.