-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Largimet jashtë vendit, bizneset mungesa në stafe

Kryesoret

Në Shqipëri, zhvillimi me shpejtësi vitet e fundit i sektorit të turizmit dhe atij të ndërtimit ka nxjerrë në pah nevojën për më shumë specialistë dhe punonjës të kualifikuar, që t’i përgjigjen këtyre ritmeve.

Aktualisht, në 11 qendra të vendit funksionojnë 37 shkolla profesionale publike me 23 drejtime mësimore, ku marrin pjesë rreth 18 mijë e 300 nxënës.

Në shkollën e mesme profesionale “Hamdi Bushati’ mësojnë rreth 700 nxënës në degët hoteleri-turizëm, ekonomi-biznes dhe tekstil-konfeksione.

Përveç praktikave brenda shkollës, ata kryejnë rregullisht praktikat mësimore edhe pranë bizneseve të zonës.

Çdo vit, nga kjo shkollë diplomohen, në të tre degët e saj si teknikë të mesëm, rreth 150 nxënës, por jo të gjithë përfshihen në tregun vendas të punës pasi një pjesë prej tyre largohen duke kërkuar punë në Europë, ku edhe njihet diploma e tyre.

Në Shqipëri sektori i turizmit ka ecur me hapa më të shpejtë se sa përgatitja e specialistëve dhe punonjësve të kualifikuar.

Vitet e fundit, nga Shqipëria largohen drejt emigracionit rreth 40 mijë persona në vit, pjesa më e madhe në moshë të re, disa të sapodiplomuar për mjekësi, infermieri, apo në degën e turizmit.

Në Shqipëri, nga viti në vit po vjen në rritje të shpejtë kërkesa për shërbime turistike, një anketë e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, PNUD, zhvilluar vjeshtën e vitit 2022 në bizneset e hotelerisë, ka arritur në përfundimin se 56% e tyre kanë ndjerë mungesën e fuqisë punëtore dhe se, në pikun e sezonit turistik veror, pjesa më e madhe punuan me mangësi në stafet e tyre./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit