-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Olta Gixhari tregon se ka folur me partnerin? Aludimet se ajo është e favorizuara e produksionit!

Kryesoret

Nominimi i kësaj jave mund të quhet ndër më të fortët në “Big Brother”. Olta Gixhari dhe Kiara Tito janë përballë, ku njëra prej tyre do të lërë shtëpinë.

Nominimi “kokë më kokë” ka shkaktuar debate dhe tensione mes banorëve të “Big Brother Vip”. Aktorja ka shprehur pasiguritë e saj nëse do fitojë apo jo mes këtij nominimi.

Në një video që po qarkullon në rrjet, Olta shfaqet duke biseduar me Dean, ku i thotë se ka folur më bashkëshortin e saj Dorin. Ajo dëgjohet teksa i thotë Deas që i ka thënë partnerit të saj, Dorit, që çfarëdolloj gjëje që të ndodhë në spektaklin e së shtunës, ai të gjendet pranë saj.

“Unë i thashë Dorit dje, sidoqoftë të shtunën hajde këtu”, dëgjohet të thotë Gixhari. Kaq ka mjaftuar që në rrjet të përflitet se në fakt, Olta flet me bashkëshortin e saj, madje ka pasur edhe nga ata që kanë shprehur se në fakt edhe janë takuar.

Megjithatë, duhet thënë që kjo nuk është hera e parë, që përflitet mundësia e takimit të Oltës me bashkëshortin e saj. Vetëm pak javë më parë, kur Olta ishte në nominimi me Maestron dhe Kristin, në rrjet u aludua një fakt i tillë.

Olta ishte e para që i shpëtoi këtij votimi, duke u kthyer e para në shtëpi. Por duket se publikut, nuk i ka shpëtuar një detaj nga rikthimi i saj në lojë. Kur Olta, Maestro dhe Kristi shkuan në studio, ajo ishte me grim dhe krejtësisht e rregulluar.

Por kur u rikthye në shtëpi, pak minuta më pas, u vu re se ajo ishte pa grim, dhe specifikisht me buzëkuqin e larguar. Kaq mjaftoi që në rrjet të shpërthente teoria se në ato pak minuta pas skene, Olta të kishte takuar bashkëshortin dhe të ishte puthur me të.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit