Mesditën e sotme në Prishtinë është zhvilluar një protestë kundër paktit me Serbinë që u arrit në Ohër javën e kaluar.
Protestuesit u nisën nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë në drejtim të Qeverisë së Kosovës me thirrje kundër qeverisë.
Kërkohet dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti për shkak sipas tyre, të pranimit të themelimit të Asociacionit.
Nga opozita vetëm kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka pranuar dhe përshëndetur marrëveshjen, pjesa tjetër e kanë pasur shumë rezerva duke e kundërshtuar, pasi sipas tyre nuk sjell njohje reciproke.