-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria po plaket dy herë më shpejt se Europa, shkak varfëria!

Kryesoret

Popullsia e vendit po plaket me shpejtësi, por në treg mungojnë shërbime dhe mallra për të moshuarit, që mund të jenë një hapësirë e re për biznes për sipërmarrësit. Personat mbi 65 vjeç zunë 16% të popullsisë në janar 2022, nga 5% më 1990.

Të moshuarit mbi 80 vjeç janë rreth 87 mijë, me perspektivë rritje në vitet në vijim. Në treg mungojnë shtëpitë e të moshuarve, qendrat ditore, veshje dhe furnitura e shtëpisë për të moshuarit.

Tregu i produkteve farmaceutike, në rritje të shpejtë, nga plakja e popullsisë, ndërkohë një seri profesionesh dhe shërbimesh për moshat e vjetra mungojnë, që nga mjekët dhe infermierët geriatër, kujdestarët e shtëpisë, shërbime asistencë për të moshuarit etj.

Reklamat televizive për produkte, që ndihmojnë lehtësimin e dhembjes së kockave në moshat e vjetra, vitamina dhe suplemente për gratë në menopauzë, dikur dominoheshin nga produkte të tilla si bebelino, ushqime, shkolla dhe programe arsimore për fëmijë.

Në mungesë të shifrave të sakta të popullsisë, marketingu është treguesi më i qartë se tendencat e konsumit, gjithnjë e më shumë, kanë në fokus një popullsi të moshuar. Të dhënat nga importet dhe tregtia me pakicë tregojnë se produktet që synojnë moshat e vjetra po rriten me shpejtësi, ndërsa importet e mallrave për fëmijë po shënojnë rënie.

Kryeqyteti i vendit, që dikur mbushej me çifte të reja, këtë vit është i zbrazur. Këtë 14 shkurt, mediat e patën shumë të vështirë të siguronin fotografi për të ilustruar pamjet e festës, përveç zbukurimeve që Bashkia e Tiranës ishte kujdesur posaçërisht.

Nga ana tjetër, mijëra pensionistë jetojnë të vetmuar, pa shërbime dhe të ardhura për të pleqëruar me dinjitet. Një seri shërbimesh dhe mallrash për moshat e vjetra aktualisht mungojnë në treg dhe janë një hapësirë e pashfrytëzuar për biznes./monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit