Përplasje të forta brenda PD-së. Deputetja Jorida Tabaku doli kundër grupit të Alibeajt në Kryesinë e PD-së, që janë të mendimit që kjo forcë politike duhet të nxjerrë kandidatë për të gjitha bashkitë e vendit sikur bëri me Tiranën duke kandiduar Roland Bejkon.
“Unë jam kundër kandidatëve për kryetarë bashkie të tjerë nga opozita. Për më tepër në Tiranë, Durrës e Elbasan! Përçarja e partisë në bazë është shumë, e sidomos në Tiranë dhe çdo gjë e tillë thjesht do ta përkeqësonte.
Më duhet të mendojmë për emrin e PD, për logon dhe duhet ta mbrojmë atë të ngrihet e jo të rrudhet! Jeni duke vepruar gabim, po e zvogëloni PD! Na lejoni të fokusojmë energjitë në listat e Këshillit Bashkiak dhe te emri i subjektit Partia Demokratike” tha Tabaku.