-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Korridori VIII, simbol i dështimit të qeverisë për integrimin dhe infrastrukturën europiane

Kryesoret

Deputetja Jorida Tabaku ka denoncuar dështimin e qeverisë në realizimin e projektit të Korridorit 8, një aks rrugor i rëndësishëm për Shqipërinë dhe rajonin. Ajo thekson se ky projekt po përballet me vonesa dhe probleme serioze, duke penguar lidhjen e vendit me rrjetet e transportit europian dhe rajonal.

Tabaku kritikon qeverinë për mungesën e standardeve dhe për menaxhimin e dobët të projektit, që sipas saj, reflekton paaftësinë e institucioneve për të realizuar një infrastrukturë të përshtatshme.

“Gjendja e Korridorit VIII është një tregues i qartë i hendekut mes retorikës së integrimit dhe realitetit në terren. Mungesa e standardeve, korrupsioni dhe paaftësia institucionale po e mbajnë Shqipërinë larg rolit që mund të kishte në hartën europiane të transportit. Ky projekt strategjik, i cili nuk është thjesht një aks rrugor, ka rëndësi historike dhe gjeostrategjike për Shqipërinë, pasi lidh trashëgiminë e ‘Via Egnatia’-s dhe mund të shndërrohet në një nyje kyçe për lidhjen e rajonit me Europën. Megjithatë, problemi është se nga projektimi deri në zbatim, ky korridor ka pasur vonesa dhe mangësi të theksuara që po e bëjnë të pamundur realizimin e tij sipas standardeve europiane. Investimet janë të fragmentuara dhe pa një strategji të qartë për zhvillimin e infrastrukturës, duke e bërë të vështirë që Shqipëria të shfrytëzojë potencialin e këtij korridori si pjesë e rrjeteve të transportit të Bashkimit Europian dhe NATO-s.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit