-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Edi Rama ka frikë nga zgjedhjet”, Berisha nga Berati: Ka futur në xhep drejtues të opozitës

Kryesoret

Ish-kryeministri, Sali Berisha po zhvillon një takim me demokratët e Beratit ku po prezanton kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë, Zija Ismaili.

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se Edi Rama ka frikë nga zgjedhjet e 14 majit, ndaj ka futur në xhep drejtues të opozitës.

Sipas ish-kryeministrit Rama ka vepruar si me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonifgal.

“Rama ka pushtet 10% më shumë se diktatori i fundit komunist. Sot çdo vendim gjykate, që ka të bëjë me qytetarët diktohet nga një njeri dhe ky e ka emrin Edi Rama.

Rama krahas këtyre do mbetet histori i skenarit më makabër, i skenarit të asgjësimit të opozitës. Nëse eterit e tij i morë deputete dhe i vunë pas ekzekutimit, ky pasardhës i tyre pagoi, kontraktoi si pagues me pagesë zyrtarin e FBI-së për të blerë opozitën me gjethe fiku. S’keni parë si grushti i shtetit që bëri Rama për të shkatërruar opozitën.

McGonigal tradhtoi vendin e tij, i paguar nga Rama për të shkatërruar opozitën. Ekipi i tij në Tiranë u pagua nga Rama, se  si e si të manipulojë dhe kjo nuk u ndal me kaq.

Njëlloj si etërit e tij që ka tolerancë zero. Përveç McGonigal-ëve futi në xhep drejtues të opozitës, si vrasës me pagesë dhe tre ditë para vendimit i mori vulën dhe simbolin partisë suaj me qëllim që të mos hyjmë në zgjedhje sepse ka frikë”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit