-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush janë babai dhe 2 djemtë policë që bën sherr me Shqiponjat?

Kryesoret

Policia e kryeqytetit, sidomos në fundjavë shton patrullat në terren gjatë mbrëmjes për të siguruar rendin, por kjo nuk ka ndodhur mesnatën e së shtunës.

Personat që kanë prishur rendin kanë qenë vetë punonjësit e policisë, që janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Bardhyl kur babai H. Sallaku me dy djemtë e tij, D. Sallaku dhe M. Sallaku, të tre punonjës policie në komisariate të ndryshme në Tiranë, janë konfliktuar me forcat “Shqiponja”, të cilat po patrullonin në atë aks.

Policët bëhen “tapë” dhe zihen me njëri-tjetrin në mes të natës

Një prej djemve nën efektin e alkoolit ka ofenduar punonjësit e “Shqiponjave” dhe kjo është bërë shkak që të nisë sherri mes tyre.

Të dy palët janë shoqëruar nga kolegët në drejtorinë e policisë së Tiranës dhe Agjencia e Mbikqyrjes Hetimore po vijon hetimet. Ndërkohë që 3 policët e dehur janë pezulluar nga detyrao.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit