Mbrëmjen e djeshme në Big Brother këngëtari Lorenc Hasrama, i cili u bë pjesë e shtëpisë pak ditë më parë ka rrëfyer për një romancë që kishte pasur me Keisin para disa kohësh.
Me hyrjen e Lorencit në shtëpi nga mediat u publikua historia e mëparshme e dyshes.
Por ky lajm nuk u prit mirë aspak nga Sabiani i cili përdori një gjuhë të ashpër ndaj mediave dhe e mohoi kategorikisht lidhjen mes Lorencit dhe Keisit.
“O media k…va qe e keni shpirtin me te zi se qymyri na i bet miqt e shoket dashnor e nxirrni besprem dhe ate djalin me keto lajme se keni miqesit te perbashket e te paskrupullt”, shkruante Sabiani një javë më parë në një story në Instagram.
Një reagim erdhi dhe mbrëmë nga këngëtari i cili duket se këtë herë akuzat i drejtohenin produksionit.