-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mjetin plot me emigrantë, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë

Kryesoret

Policia ka arrestuar një 19-vjeçar pasi u kap në flagrancë duke transportuar 4 emigrantë kundrejt pagesës.

Njoftimi i policisë: 

Shërbimet e Policisë Kufitare në Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX-it dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë konstatuar një rast tjetër të kësaj veprimtarie.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 19 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ky shtetas u kap në flagrancë, në aksin rrugor “Çukë-Dritas”, duke transportuar me automjet, kundrejt përfitimit, 4 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit