Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të Kosovës, Albin Kurti. Temë e diskutimit në takimin mes dy liderëve ka qenë marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër.
Më herët, Kurti u takua me presidentin Bajram Begaj dhe me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Në fokus të këtyre takimeve ka qenë marrëveshja me Serbinë. Ndërkohë që më herët, gazetarja Esiona Konomi raportoi se Kurti pritet të takohet edhe me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.