Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Rrëshenit ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Objektiv i të shtënave ka qenë Saimir Reçi. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri me Enrik Bardhin i cili është nipi i Kastriot Reçit, i ekzekutuar në vitin 7 janar 2020.
Saimir Reçi është përplasur fillimisht fizikisht me Enrik Bardhin i cili më pas ka shkuar në banesë të marrë armën dhe së bashku me të atin e tij kanë qëlluar me armë zjarri drejt makinës së Reçit.
Ky i fundit është aksidentuar pasi ka humbur kontrollin e mjetit.