22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ça ishte kjo? Kallash!” Momenti kur Qetsori dhe Kristi dëgjojnë të shtënat nga oborri i shtëpisë së BBVIP

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 01:00 të mesnatës së sotme ku është qëlluar me armë drejt “Top Channel” dhe ka mbetur i vdekur një roje i sigurisë private.

Të shtënat me breshëri të armëve janë ndjerë edhe nga banorët në shtëpinë e “Big Brother Vip”, konkretisht Qetsori dhe Kristi të cilët janë shqetësuar nga breshëria e armës.

Breshëri kallashnikovi afër studiove të “Big Brother VIP”, vdes roja, “Range Rover” i autorëve gjendet i djegur në Golem

Në një moment Kristi e pyet se çfarë ishte kjo, ndërsa Qetsori që kthen kokën në momentin e të shtënave i thotë: Kallash!

Breshëri kallashnikovi janë regjistruar rreth orës 1:00 pas mesnate, në drejtim të godinës së “Top Channel” në Mëzez në Tiranë.

Të shtënat me armë drejt “Top Channel”, ky është “Range Rover” i autorëve, brenda u gjet një kallash!

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar dhe kanë lënë fillimisht të plagosur rojën e këtij institucioni,  i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Ka vdekur Pal Kola, 60 vjeç. Burime bëjnë me dije se një automjet është gjetur nga policia në autostradë duke u djegur, dyshohet e autorëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit