-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kandidati i Alibeajt: Tirana si thertore, vrasje dhe aksidente me bilanc lufte

Kryesoret

Kandidati i PD-së zyrtare të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ka reaguar për herë të parë pasi mori besimin e Kryesisë për të rivalizuar Erion Velinë dhe Belind Këlliçin.

Roland Bejko thotë se Tirana ashtu si gjithë Shqipëria i ngjan një thertoreje, ku numri i jetëve të humbura për shkak të vrasjeve apo aksidenteve është i ngjashëm me vendet në luftë.

“Ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve të rojes së sigurisë që humbi jetën mbrëmë i vrarë pabesisht nga dora e krimit në oborrin e Top Chanell!

Asnjë motiv nuk mund ta justifikojë aktin barbar ndaj një media dhe ndaj qytetarëve të pafajshëm që mbeten viktima të këtij tërbimi të pazakontë të krimit.

Disa ditë më parë një tjetër qytetare humbi jetën në një lokal në rrugën Don Bosko ku punonte për të siguruar jetën e vet me djersën e ballit.

Tirana ashtu si gjithë Shqipëria i ngjan një therrtoreje, ku numri i jetëve të humbura për shkak të vrasjeve apo aksidenteve është i ngjashëm me vendet në luftë.

Nuk ka si të ndodhë ndryshe kur politikat qeveritare e mbështesin zhillimin e Tiranës dhe qyteteve të tjera mbi ekonominë krimonale. Aleanca e krimit me politikën dhe politikanlt duhet të marrë fund.

Këtë e kanë në dorë qytetarët dhe drejtësia.

Shpresojmë që agresorët të zbulohen sa më shpejt dhe drejtësia të bëjë punën e vet.

Media dhe qytetarët shqiptarë meritojnë të jenë të lirë, të pa kapur, të pa kërcënuar në  ekzistencën e tyre” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit