-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i Austrisë: Hiqni dorë nga “pasaportat e arta”

Kryesoret

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë. Gjatë konferencës për mediat me homologun Bajram Begaj, kreu i shtetit austriak e vendosi theksin te pezullimi i nismës së qeverisë për “pasaportat e arta”.

“Të hiqet dorë nga një ide që është në diskutim, nëse do të cenonte besueshmërinë e procesit të reformave.

Më bie ndërmend sa i përket Shqipërisë vetëm çështja e pasaportave të arta, që qeveria ka vendosur ta lërë pezull. Nuk është një proces për të cilin është marrë një vendim.

Mendoj që Shqipëria do ndjekë udhëzimet e të drejtës europiane” tha ai. Më tej, u shpreh besimplotë që Shqipëria shumë shpejt do të bëhet pjesë e BE-së. “Shqipëria është në rrugën e duhur”.

Dy presidentët folën edhe për marrëveshjen e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë.

Në rrethanat e një vetëmenaxhimi, sipas Kushtetutës së Kosovës besoj që do të jetë zgjidhja e duhur” tha Bajram Begaj, referuar marrëveshjes dhe kërkesës së serbëve për Asociacionin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit