Deputetët e Partisë Socialiste, Besjan Ajazi dhe Benet Beci dorëzuan këtë të hënë mandatin e deputetit në kuvend, pasi do të kandidojnë në zgjedhjet lokalet të 14 Majit.
Besjan Ajazi është kandidati zyrtar i PS-së për Bashkinë e Gramshit, ndërkohë që Benet Beci do të garojë në Shkodër përballë kryebashkiakut aktual Bardh Spahia.
Vendin e Ajazit në parlament do ta zërë Shkëlqim Bullari. Mandatin e Benet Becit mund ta zërë Ilir Beqja, nëse do ta pranojë.