15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipet e Sylvinhos nisin me humbje rrugëtimin në euro 2024, Polonia mbledh 3 pikëshin

Kryesoret

Kombëtarja e ka nisur me humbje ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Të përzgjedhurit e Sylvinhos pësuan humbje në udhëtim kundër Polonisë me një rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm dhe të fitores së parë për polakët e shënoi Karol Swiderski, në minutën e 41-të.

Kombëtarja shqiptare regjistroi disa raste të mira shënimi në pjesën e dytë, por nuk ia doli të gjente golin.

Myrto Uzuni dhe Kristian Asllani provuan pas fillimit të pjesës së dytë, por ishte portieri kundërshtar, Wojciech Szczesny, që ndali me mjaft vështirësi goditjet e tyre.

Uzuni lëshoi një tjetër rast të mirë në minutën e 88-të nga afërsia, me goditjen e tij që shkoi pranë portës.

Për Shqipërinë ishte kjo ndeshja e parë në Grupin E, teksa pikët e para do t’i kërkojë në qershor, kur zhvillon dy ndeshjet e radhës kualifikuese për “Euro 2024”.

Kombëtarja shqiptare me 17 qershor e pret Moldavinë, kurse më 20 qershor luan në udhëtim te Ishujt Faroe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit