-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi me armë ndaj “Top Channel”, reagon Kryeministri Rama!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka dënuar ngjarjen e rëndë të ndodhur gjatë mesnatës pranë ambienteve të Top Channel.

Kreu i qeverisë është shprehur përmes një postimi në Twitter, se agresioni kriminal nga televizionit kombëtar duhet të marrë një përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese.

Sulmi ndaj ‘Top Channel’, Begaj: Ngushëllime familjes, ngjarja të zbardhet sa më shpejt!

“Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues!”, shkruan Rama.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01:00 të natës. Disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov drejt godinës së televizionit duke lënë të vdekur rojen, 60 vjeçarin Pal Kola.

Vrasja e rojës së “Top Channel”, Karamuço nxjerr fotografinë e 5 lekëshit në tokë: E vetmja monedhë që ra nga xhepi i të ndjerit!

Ai ka qenë duke u ngrohur pranë një ngrohëse brenda kabinës në momentet kur është qëlluar me breshëri plumbash.

Sulmi ndaj “Top Channel”/ Sekuestrohen kamerat e sigurisë, autorët dyshohet se qëlluan nga makina në ecje!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit