Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku humbi jetën roja i sigurisë Pal Kola pas sulmit me armë në godinat e televizionit Top Channel.
Begaj në ‘Facebook’ ka shprehur ngushëllime ndaj familjarëve të viktimës dhe ka bërë thirrje që organet ligjzbatuese të zbardhin sa më shpejt ngjarjen kriminale.
Postimi i plotë:
Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola. Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale.