-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“7 minuta nga vdekja”! Eksperti: Si shpëtuan nga plumbat 10 gazetarët e Top Channel

Kryesoret

Jo vetëm një, por disa punonjës të Top Channel mund të ishin të rrezikuar nëse të shtënat do të ishin shënuar shtatë minuta para ngjarjes.

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka analizuar situatën e paprecedentë, për të cilën pa hije dyshimi është shprehur se është një sulm ndaj medias dhe fjalës së lirë.

“Po kthehesha nga aeroporti kisha marrë nënë time dhe më erdhi një mesazh ku më thanë se ishte vrarë roja, kam lënë nënën në shtëpi dhe kam ardhur menjëherë kam gjetur të gjithë zonën e rrethuar nga policia, i kam gjetur policinë të angazhuar, e gjithë elita e lartë ka qenë e angazhuar.

Top Channel për disa orë është bërë një qendër e komandimit të këtij operacioni. Ata më thanë nëse nuk e zbulojmë dot këtë punë do të jemi kokëulur ndaj medias dhe opinionit publik, janë bërë këqyrje jashtëzakonisht profesionale dhe mendoj se janë në një rrugë të drejtë e shumë shpejt do të gjendet.

Nëse do të kishte koençiduar shtatë minuta më para do të ishin vrarë 10 veta të stadit që ndërronin turnin. Kam menduar që objektivi kryesor ka qenë kupola në hyrje, ka një vonesë të tyre në momentin e parë, tre plumbat e parë kanë goditur fugonin që ndodhej pranë TCH ndërsa plumbat e tjerë vinin në formë zig-zage.

Në dy plumbat e parafundit njëri ka kaluar në rikoshet dhe ka goditur rojen e sigurisë ndërsa i fundit ka goditur autobusin. Në mënyrë kategorike nuk kishte objektiv personal, nuk mund të quhet që këto bëhen për shkaqe të mospëlqimit të një gazetari, është një akt terrorist ndaj televizionit shqiptar“ tha Karamuço.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit