-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Humbi jetën për të shpëtuar 6-vjeçaren, hapet GoFundMe për familjarët e shqiptarit

Kryesoret

Një 40-vjeçar shqiptar ka humbur jetën të dielën në Florida, SHBA pasi i shpëtoi jetën një 6-vjeçari. Shqiptari Adem Qorri, baba i tre fëmijëve i shpëtoi jetën djalit të mikut të tij ndërsa vetë humbi jetën.

Djemtë 6 dhe 10-vjeçarë të Mallory Hutchinson ishin në një varkë me babanë e tyre.

Ndërsa djemtë notonin, ata nuk e kuptuan se sa afër rrezikut ishin deri sa ishte tepër vonë, për t’i shpëtuar u zhyt Qorri, i cili shpëtoi të miturin, por humbi jetën vetë.

Qorri është nxjerrë nga uji nga një tjetër skafist, ndërsa e veja e tij, Blerta, e cilësoi bashkëshortin e saj si një hero.

“Ai thjesht ishte babai më i mirë i të gjitha kohërave. Jam e lumtur që ai shpëtoi një jetë, do e bënte sërish pa u menduar dy herë, ai është një hero tani,”- tha Blerta.

Familja e tij tani po mendon ta dërgojë trupin e tij në vendlindjen e tij në Kosovë për të kryer ceremoninë e varrit. Pronari i dyqanit të automjeteve New Port Richey, Adem Qorri shkoi në Amerikë si refugjat në fund të viteve ’90.

Për familjen e Qorrit është hapur një GoFundMe të cilën mund ta gjeni duke klikuar këtu. Deri tani janë mbledhur 30,248 nga $40,000 që kërkohen./fox13news

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit