-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Ekipi i NATO-s në FSK na mundëson anëtarësimin në aleancë

Kryesoret

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës sot ka mbajtur ceremoninë e pranim-dorëzimi të detyrës së drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT).

Me këtë rast gjeneral brigade, Ralf Peter Hammerstein ka marrë detyrën e drejtorit të NALT nga gjeneral brigade Joachim Hoppe, i cili e ka drejtuar NALT që nga prilli i vitit 2022 teksa e pranishme ishte edhe shefja e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi se Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në mundësoi ruajtjen e sigurisë aktuale dhe të sigurojmë një të ardhme drejt Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimit në NATO.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në fjalën e tij, tha se kontributi i Gjeneralit Hoppe kanë ndihmuar në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës, duke kontribuar në sigurinë e përgjithshme të rajonit dhe komunitetit më të gjerë ndërkombëtar.

Nga ana e tij, drejtori i ri i NALT, gjeneral brigade, Ralf Peter Hammerstein, u shpreh falënderues për mirëseardhjen e ngrohtë në Kosovë dhe theksoi se do të ruajë mbështetjen e NALT-it për organizatat e sigurisë në Kosovë duke vazhduar të ndërtojë më tej mbi përpjekjet e pararendësit të tij.

Në këtë ceremoni Shefja e Operacioneve Aktuale, Divizionit të Operacioneve të SHP të NATO-s, Ariella Viehe e dekoroi Gjeneralin Hoppe me medalje të NATO-s.

Gjithashtu, Gjenerali Hoppe u dekorua me medaljen për “Shërbim të shquar” nga Mehaj si dhe me medaljen për “Shërbim vetëmohues” nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major, Enver Cikaqi.

Që nga gushti i vitit 2016, misioni i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s është që të mbështesë zhvillimin e mëtejmë të organizatave të sigurisë në Kosovë, sipas mandatit të tyre origjinal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit