-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti për serbët: Nuk mund të kemi super-minoritet në Kosovë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e vendit, duke u shprehur i pakënaqur për pamundësinë e lëvizjes së lirë të kosovarëve në zonën shengen.

Në një intervistë në Top Channel, Kurti ka thënë se ky proces do të marrë fund më 1 janar të vitit 2024 pasi Kosova është vendi i fundit në Evropë që vazhdon të ketë regjim vizash për qytetarët, e që sipas tij, kjo po bëhet padrejtësisht.

“Nëse ka diçka që nuk jemi të kënaqur me çfarë kemi bërë deri më tani, është fakti që edhe më tej Kosova vazhdon të mos ketë liberalizim të vizave, por prapë lajm i mirë është që nga 1 janari i vitit të ardhshëm ky nuk do të jetë më rasti. ”, ka thënë ai.

Shefi i Qeverisë ka folur gjithashtu edhe për nenin 7 të propozimit evropian, ku tha se në të flitet për vetmenaxhim të komunitetit serb për një nivel adekuat vetmenaxhimi.

Kurti tha se mes Kosovës dhe Serbisë ka vetëm njohje “de facto” e jo vetadministrim e as vetqeverisje.

“Askund Nuk ka kurrfarë autonomie për serbët lokal në Kosovë. Ata janë qytetarë të Republikës sonë dhe unë jam kryeministër edhe i atyre. Në nenin 7 flitet për vetmenaxhim të komunitetit serb për një nivel adekuat vetmenaxhimi.

Kjo do të thotë që kemi referencë veçse te marrëveshja kornizë e Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave kombëtare. ”, tha Kryeministri Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit