Mbrëmjen e sotme është zhvilluar një operacion antidrogë në zonën e Malësisë së Madhe, ku janë zbuluar disa sera me kanabis.
Raportohet se janë zbuluar mbi 10 mijë rrënjë kanabis. Mësohet se bimët e zbuluara deri më tani ishin në proces rritjeje, ndërsa të tjera ishin proces tharjeje.
Deri më tani raportohet se janë ndaluar disa persona, mes tyre edhe punonjes të Ujësjellësit të Bajzës pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën.