Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare në varësi të Kryeministrisë ka hapur një tender 53 milionë lekë për pajisje me enë dhe mjete kuzhine. Afati për dorëzimin e ofertave është data 7 Prill. Ndërsa fituesi duhet që të sjellë mallin brenda 10 ditëve nga firmosja e kontratës.
Nëse i hedhim një sy të shpejtë preventivit dhe dosjes së tenderit bëhet fjalë që kjo shumë do të shkojë për të blerë pjata, gota, lugë, filxhanë, garuzhde dhe pajisje të tjera.
Gjëra të domosdoshme, por pikëpyetjet lindin duke parë shumën që do të shpenzohet, 53 milionë lekë dhe pa llogaritur TVSH-në që rrit akoma më shumë kostot. Mos do të jenë të lara në ar?
FORMULAR I NJOFTIMIT TË KONTRATËS
- Emri dhe adresa e Autoritetit Kontraktor
Emri Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare
Adresa Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Pallati i Kongreseve
Tel/Fax 00355692491916
E-mail [email protected]
- Lloji i procedures se prokurimit: Prokurim Elektronik – Tender i Hapur i Thjeshtuar.
- Numri i references se procedures /Lotit: Ref-63737-03-27-2023.
- Objekti i kontrates / Marreveshjes Kuader: “Pajisje, enë dhe mjete kuzhine”.
- Fondi limit: 5,322,984.67 (pese milion e treqind e njezete e dy mije e nenteqind e tetedhjete e kater pike gjashtedhjete e shtate) Lekë pa TVSH.
- Kohezgjatja e kontrates/marreveshjes kuader ose afati per zbatimin e saj: 10 dite kalendarike nga momenti i nenshkrimit te kontrates sipas kerkeses se AK.
- Afati i fundit per paraqitjen dhe hapjen e ofertave: 07.04.2023 ora 12:00, ne faqen zyrtare te APP-se, ëëë.app.gov.al.