-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U komentua se përdori pjata njëpërdorimshme në dasmë, Armina ju mbyll gojën të gjithëve

Kryesoret

Të dielën e kaluar Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë. Dasma e tyre komentua gjerë e gjatë në media, që nga veshja e të gjithë pjesëmarrësve deri tek detajet minimaliste si servirja e ushqimit.

Kjo e fundit tërhoqi goxha vëmendje pasi nuk ishte parë më parë që në një dasmë, “vipash” të servirej ushqimi me pjata dhe lugë njëpërdorimshe.

Për këtë zgjedhje, Armina zbuloi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Goca dhe Gra’ se kërkonin që të kishin një stil më tradicional dhe të lidhur me natyrën.

“Unë personalisht e kam vendosur bashkë me Shkëlzenin kështu sepse gjithë ideja jonë ishte të kishim diçka tradicionale shqiptare dhe donim ta mbanim kështu. Zgjodhëm verë shqiptare, shumë këngë shqiptare, zgjodhëm të kërcenim vallen e Tropojës, ngritëm flamurin në dasmë,” tha ajo. Sigurisht që këto patriotizmat njerëzve mund të mos u pëlqejnë, por ne zgjodhëm ta përcjellim këtë gjë për faktin që jemi persona publikë dhe për faktin që unë në rrjetet sociale kam ndjekës të huaj dhe dua që ta shikojnë tamam si është tradita shqiptare. Enët njëpërdorimshme ishin zgjedhja më e mirë dhe më e thjeshtë sepse donim diçka rustic [stil i natyrshëm, fshat, organik, disi i vjetër], diçka natyrale dhe zbukurimet ishin [natyrale]. Vetë vendi ishte krejtësisht natyrë dhe nuk kishe nevojë t’i shtoje aq shumë gjëra dhe as t’i rregulloje.”, u shpreh ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit