Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka injoruar kandidatët dhe listat për këshilltarë të Enkelejd Alibeajt për Tiranën dhe bashkitë e tjera për zgjedhjet e 14 Majit. “Koalicioni bashkë fitojmë është ortek i pandalshëm. Është i mëshiruar më së miri në planin fantastik të Belind Këlliçit për Tiranën.
Fitojnë të gjithë pensionistët nga plani për transportin, qytetarët në nevojë dhe ata që kanë probleme me aftësitë e kufizuara. Të vetmit të mërzitur janë oligarkët. Ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm për planin e Belind Këlliçit” tha ai.
Në momentin që gazetarët e pyetën për Roland Bejkon që rivalizon Këlliçin dhe Veliajn, Meta tha se “kandidaturën e Belos për Tiranën, se tani i thërrasin shkurt “Belo”, Belindit, që është i ri dhe e shikojnë si të ardhmen e tyre, e shikoj fantastike, është kandidaturë gjithëpërfshirëse” tha ai.