-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sillte italianët në Shqipëri për vizita, e pëson dentisti i rremë

Kryesoret

Një shqiptar është proceduar penalisht në Itali, pasi ushtronte profesionin e dentistit në mënyrë të paligjshme në Itali dhe për këtë arsye ndaj tij ka nisur një procedim penal.

Sipas mediave italiane, shqiptari u denoncua, e si pasojë ndaj tij nisën hetimet për shqiptarin, një përkthyes dhe asistentin e tij.

Dentisti i vetëquajtur kishte punuar prej kohësh në një studio në Brindizi pa pasur në zotërim asnjë dekret njohjeje dhe/ose autorizimi për ushtrimin e profesionit të mjekut ose dentistit në Itali. Sipas asaj që u konstatua nga hetimet, klientët italianë bënin një vizitë fillestare stomatologjike në Brindizi dhe më pas të vazhdonin trajtimin në Shqipëri.

Italianët i kanë denoncuar shqiptarët pasi ata e kanë kuptuar që nuk kishin licensë. Operacioni i Policisë është pjesë e një angazhimi më të gjerë për të luftuar ushtrimin abuziv të profesionit, në lidhje me fenomenin në rritje të turizmit dentar, madje edhe nëpërmjet monitorimit të rrjeteve sociale ku shpesh reklamohen aktivitete të tilla.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit