Mbrëmjen e djeshme në By Pass-in e Shkodrës u raportua për të shtëna me armë. Fatmirësisht nuk kishte viktima, teksa raportimet e para ishin se zjarri ishte hapur ndaj banesës së një polici. “JOQ” shkruan se të shtënat me armë kanë qenë në drejtim të oficerit të policisë Shkodër, Gjin Doçi.
Ky incident tregon gjendjen e vërtetë të policisë në Shkodër, por edhe në qytetet e tjera shqiptare. Jeta e asnjë polici që punon ndershmërisht në këtë vend nuk është e sigurt për shkak se askush prej tyre nuk mbrohet nga shteti, por lëshohen pa mëshirë në duart e krimit.