Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për Hartën e re Gjyqësore, duke e komentuar si antireformë të rrezikshme.
Përmes një postimi në Facebook, Vasili ka shkruar se ‘Harta Gjyqësore pengon rritjen e aksesit për qytetarët, nuk u parapri nga asnjë konsultim ne fazën e ideimit të saj me Grupet e Interesit, nuk ka vlerësuar shpërndarjen dhe përqendrimin e popullatës’, si dhe shumë arsye të tjera.
Sakaq tha se ‘kjo reforme është thjesht një kapje e drejtësisë nga Rama dhe rilindja për të garantuar pandeshkueshmërinë e tyre. Ndërsa për qytetarët është thjesht një drejtësi e ndaluar’.
“Por drejtesia nuk eshte e shpejte sepse mngojne 44% e gjykatesve dhe 38 % e prokuroreve, nuk eshte profesionale sepse mali idosjeve per çdo gjyqtar e prokuror e ben te pamundur dhe nuk eshte e aksesueshme sepse Harta Gjyqesore e re e shkaterroi aksesin sepse e largoi drejtesine nga qytetari.”, shkruan ndër të tjera në reagimin e tij Petrit Vasili.