Kiara e ka mbajtur premtimin që i kishte dhënë Luizit se nëse del përpara tij nga Big Brother do t’i dërgojë një dron.
Por kjo situatë nuk është dhe aq e thjeshtë dhe shprehje e dashurisë së Kiarës për Luizin. Pasi vetë Luizi i ka përcaktuar disa nga fjalët për të marrë një mesazh dhe informacion që atij i duhet për sa kohë do të qëndrojë brenda në shtëpi.
Dhe ky informacion ka lidhje me mbështetjen e publikut. Ai i kërkoi Kiarës që nëse del ti dërgonte një dron ku i thoshte se “Të kam zemër” për të përciellë mesazhin se ai është i mbështetur nga publiku jashtë.
Nuk është dashur shumë kohë që pas daljes së Kiarës për t’a përmbushur misionin e saj. Ajo i dërgoi sot një dron ku shkruheshin fjalët e kërkuara nga Luizi por dhe një dedikim i Kiarës: “Të dua”.
Në dron shfaqej fotoja e çiftit natën e martesës së tyre e cila ndodhi po në shtëpinë e Big Brother.
Por si ka reaguar Luizi? Më poshtë gjendet videoja e momentit kur Luizi shikon dronin e dërguar nga Kiara.