Në Tiranë landfilli në Sharrë vazhdon që të paguhet për incenerator. Dy të tjerët në Fier dhe Elbasan janë sekuestruar, por te i Sharrës, SPAK-ut i ka ngelur “sharra” në gozhdë.
Hetimet bëjnë sikur vazhdojnë, plehrat groposen dhe Klodian Zoto vijon që të marrë pagesat për t’i shijuar në arrati. Rast unik në planet.
Së fundmi, bashkitë e Durrësit dhe Kavajës kanë firmosur dorën e radhës të shumave të lekëve për kompaninë e Klodian Zotos, “Integrated Energy BV”. Lekët (shiko këtu pagesat) paguhen për incenerim, por në fakt bëhet vetëm groposje.
Rreth 250 milionë lekë janë paguar nga dy bashkitë e drejtuara nga Emiriana Sako e Durrësit dhe Redjan Krali i Kavajës për kompaninë e Zotos.
Bashkitë e Durrësit dhe Kavajës kanë nënshkruar kontratë me kompaninë koncesionare për të paguar 29 Euro/ ton për depozitimin dhe incenerimin.
Dy dosje me dy personazhe VIP, ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako janë në gjyq për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit, ndërsa për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj vazhdojnë hetimet.