-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tren s’ka, por tendera ka, për çfarë duhen shpenzuar 450 milionë lekë?

Kryesoret

Hekurudha shqiptare, dikur një aset me rëndësi të madhe është një histori e largët pasi aktualisht ka një amortizim tejet të lartë që shkon deri në 80%. Mjetet që ka hekurudha kanë kaluar më shumë se 45 vjet përdorim, lokomotivat e vagonët nuk iu përgjigjen më kushteve aktuale, trasetë janë tejet të amortizuara.

Shkëlqimi i dikurshëm thuajse ka prekur falimentin. Covid-19 e thelloi krizën edhe më tej. Qeveria vazhdon refrenin me premtimin që do të vitalizojë transportin hekurudhor. Deri tani asgjë. Megjithatë tenderat për atë pjesë që është në funksion vazhdojnë.

Autoriteti i menaxhimit, Hekurudha Shqiptare ka hapur dy tendera me vlerë 450 milionë lekë për blerje mjete automobilistike dhe makineri pajisje për mirëmbajtjen e linjës hekurudhore, e cila në fakt thuajse është shkatërruar totalisht.

Në kushtet e rënies së vazhdueshme të të ardhurave pjesa e administratës mbahet në punë me subvencione buxhetore me sytë më shumë nga Europa sesa nga qeveria që ka vetëm fjalë dhe premtime.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit